Ultra është varietet mesatarisht i hershëm me kokrra shumë të mëdha.Ky varietet është shume i përshtatshëm për klimen e Shqiperise.Kjo patate ka tul dhe lëkurë të verdhë. Varietet i pershtatshem per magazinim. Preferohet të mbillet në toka të lehta, ka përshtatshmëri në toka të ndryshme .
Ultra
Laperla
Laperla është varietet shumë i hershëm i përshtatshëm për ato zona ku hershmeria ka rëndësi të veçantë. Ky varietet ka lëkurë të verdhë të lëmuar, shkëlqim dhe tul të verdhë të theksuar. Laperla është shumë rezistente ndaj sëmundjeve. Ajo ka prodhimtari shumë të lartë, kokrra të mëdha dhe uniforme.
Prada
Ështe varietet shumë i hershem dhe me prodhimtari te lartë. Ka kokrra të mëdha dhe me lëkurë të lëmuar .Ka perqindje të lartë të lëndës së thatë gjë që e bën shumë të përshtatshme për skuqje. Rezistenca të larta ndaj sëmundjeve .
Miranda
Miranda eshte nje varietet i hershem , me ngjyre te verdhe dhe eshte shume i pershtatshem per skuqje . Ka gjithashtu cilesi te mira edhe per gatim , shije te mire dhe nuk cngjyroset mbas gatimit .Ka rezistenca shume te larta ndaj semundjeve dhe ndaj demtimeve mekanike.